Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimr Limaj, ka folur pas takimit të thirrur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Limaj ka thënë se kanë diskutuar tema të rëndësishme për vendin dhe kanë bërë përpjekje për të arritur deri të konsensusi ose shkrirja e dallimeve që spektri politik ka në raport me dialogun dhe taksën.
Kreu i Nismës ka thënë se ajo që po ndodhë sot është një përplasje institucionale në mes të kryeministrit, kryetares se Kuvendit dhe presidentit. Kjo përplasje, sipas Limajt, është më shumë për protagonizëm se sa për përmbatje për cka flasin. “Me tepër ka përplasje për ego të tyre se sa me argument ose përmbajtje ose shqetësimi për interesin e vendit.
Si Nismë nuk duam të marrim pjesë në përplasje të tilla. Dikur jemi mundurar me evitu përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit, sepse kjo nuk i shërben vendit dhe nuk është në interest ë vendit”, ka thënë Limaj. Sot vendi ynë, thotë ai është me rreziqe të prishjeve të marrdhenieve me SHBA dhe BE. Ai ka ftuar partitë të mos bëhen pjesë e kësaj gare.
Limaj e ka quajtur lajm të mirë involviimn direkt të SHBA-ve për të kryesuar dialogun duke shtuar se Kosova nuk duhet të futet asnjëhere në përplasje mes BE-së dhe SHBA-ve. Ai është shprehur i sigurt që SHBA dhe BE do të koordinohen për Kosovën njësoj sic koordinohen për të gjitha temat tjera.