leoni

Fatmir Limaj: Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, e dinte se kishte pësuar debakël në katër vite qeverisje

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke theksuar se ato nuk ishin përkrahur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Limaj e vlerësoi këtë situatë si një kurth të kryeministrit Albin Kurti për Partinë Demokratike të Kosovës. Ai theksoi se verës kishte ndodhur diçka pozitive, pasi shumica e partive opozitare kishin shmangur rënien në këtë kurth, sepse koha e dëshmoi se çfarë zhvillimesh ka pasur nga qershori deri tani,” tha Limaj. Sipas tij, kryeministri Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, duke theksuar se kishte pësuar debakël në qeverisje gjatë katër viteve të fundit. Aty u pa që Qeveria dhe kryeministri kishin nevojë për zgjedhje të shpejta pa pasur mundësi të bisedonin, pa fushatë, pa asgjë. Ai e dinte se kishte pësuar debakël dhe nuk i konvenonte një fushatë normale ligjore, shtoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …