Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Kurti tha se Lajçaku më ka urdhëruar që mos t’i tregoj popullit të Kosovës se çfarë kam pranuar dhe unë i bindem atij

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë për Gazetën, Blic, ka thënë se Kurti erdhi në parlament dhe u tha qytetarëve të Kosovës, së unë e kam një dokument që e kam pranuar, por juve nuk mund të iu tregoj  pasi që ashtu më kanë thënë. Limaj thotë se kur je në negocim është në rregull që të mos shpalosen detajet, por pasi që t’i jep dakordimin dhe pranon diçka është e domosdoshme që të shfaqet në institucionin më të lartë të vendit. Në bisedime është rregull që kur je në negocim vërtet nuk shpalosen detajet se je ende në negocim. Është dokument i punës, i veprimit dhe mundet të prishet, por në momentin kur ti jep dakordimin, kur pranon diçka, e ke të domosdoshme  ta  shpërfaqë në institucionet më të larta. Kurti para një jave iu tha deputetëve atë njeri që unë kam thënë është i Serbisë, për Lajçakun, ai njeri më ka urdhëruar që mos t’i tregoj popullit të Kosovës se çfarë kam pranuar dhe unë i bindem atij, tha Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …