Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në inaugurimin e kompleksit “Kalaja e UÇK-së”, në Arbëri të Vërrinit ,në Prizren

Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në inaugurimin e kompleksit “Kalaja e UÇK-së”, në Arbëri të Vërrinit ,në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në inaugurimin e kompleksit “Kalaja e UÇK-së”, në Arbëri të Vërrinit në Prizren, ku janë të lartësuara tri shkronjat e historisë sonë të artë “UÇK, në nderim të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së madhe të popullit shqiptar në luftën për liri. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ku të pranishëm ishin personalitete të shumta që kanë dhënë shumë për vendin, në një fjalë rasti, kryetari Limaj tha se, në vitin 1998, kur Komandanti Legjendar Adem Jashari e lëshoi kushtrimin anekënd Kosovës, çdo cep i Kosovës iu përgjigj pozitivisht, madje çdo kodër e çdo bjeshkë e vendit tonë u rreshtua pranë sakrificës dhe trimërisë së Komandantit Legjendar. Gjithashtu, kryetari Limaj gjatë fjalës së tij, tha se, është moment i veçantë, fakti se përurimi i këtij kompleksi, po bëhet pikërisht në Ditën e Çlirimit të Prizrenit, qytetit tonë historik.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …