Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se me ndërtimin e murit nga serbët në veri të Mitrovicës po thellohet dhe po formalizohet ndarja e qytetit. Ai ka fajësuar qeverinë që ky mur po ndërtohet sipas marrëveshjeve të fshehta. Këta pushtetarët po u thonë banorëve në Mitrovicë dhe të gjithë neve, mos shikoni çka po ndodh, por dëgjona neve se çfarë jemi duke thënë. Këtu ka peshë simbolika ndarëse e murit, jo gjerësia, as lartësia. Shkoni i hiqeni murin dhe mjaft më mashtrimet tuaja të përditshme, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …