Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar në kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit e ka nxjerrë Kosovën nga balta. Me asfaltimin e rrugëve kudo në Kosovë. Nuk ka pjesë të vendit që nuk e kam nxjerrë nga balta. “Ne e kemi ndryshuar jetën e njerëzve tanë, na e kemi nxjerrë Kosovën prej baltës e rrugëve të pakalueshme. S’ka pjesë të Kosovës që se kam nxjerrë prej lloqit….Le të flasin këta qyqarë ”, është shprehur Fatmir Limaj për një televizion privat. Është më se e vërtetë se në kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, janë asfaltuar shumë rrugë jo vetëm në rajonin e Drenicës e Malishevës, sikur ishte përfolur me dashakeqësi asokohe, por edhe në shumë vendbanime të tjera të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …