Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha në Drenoc të Malishevës se është dëshmuar së në këtë komunë Nisma është forca e vetme politike. Limaj tha se me 19 nëntor shkojnë për të rikonfirmuar fitoren që kanë shënuar me 22 tetor dhe ka ftuar gjithë qytetarët pa dallim partie të bashkohen rreth kandidatit të Nismës. Limaj tha se më 19 nëntor janë dy alternativa, ajo e zhvillimit dhe ajo e stopimit të zhvillimit të Malishevës. Sipas tij në Malishevë nuk ka asnjë forcë që qon përpara zhvillimin e saj, pos Nisma për Kosovën. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi tha se sonte po dëshmohet se fitorja e Nismës është e sigurt dhe pohoi se qeverisja që po ndodh në Malishevë, do ta kishte për lakmi çdo komunë e Kosovës. Por sipas tij mundësitë edhe me të mira për të punuar ia ka pamundësuar qeverisja qendrore, e cila nuk e ka ndihmuar kryetarin Begaj, por e ka lënë vet. Ai tha se tash me Nismën në qeveri, Malisheva nuk do të jetë vetëm dhe kërkoi që më 19 nëntor fitorja e Nismës të jetë madhështore. Kurse deputeti, Enver Hoti theksoi se nuk ka asnjë dilemë se Nisma do të fitojë më 19 nëntor, pasi fitorja është vendosur më 22 tetor. Hoti tha se nuk pritet asgjë nga kandidati i PDK-së dhe as vet kjo parti dhe sipas tij vet slogani i PDK-së është mashtrues. Hoti tha se e mira për Malishevën është kryetari Ragip Begaj dhe kryetari Fatmir Limaj, ndërsa e ka quajtur Drenocin zemra e Nisma për Kosovën. Ai ka akuzuar PDK-në se ka tentuar prishjen e procesit zgjedhor m2 22 tetor, derisa i ka dërguar selam këtij subjekti që të mos tentoi ta prish procesin e 19 nëntorit.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …