Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka bërë të mërkurën homazhe në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Pas homazheve Limaj ka thënë se kjo masakër është në themelet e lirisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën dhe përkuljen për të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por edhe të kombit. “Kemi qenë zëra të paktë që tash e 15 vjet kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri. Fatkeqësisht, injorimi ka sjellë deri aty që plotësisht të mohohen krimet e gjenocidi në vendin tonë. Duhet shohim pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara për më tepër kryesit e tyre kanë marrë guximin për t’i mohuar. Është koha e fundit kur duhet fillohet të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos kujtojmë e të kujdesemi vetëm njëherë në vit”. Në strukturat e shtetit serb janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut, duke filluar nga kryetari i shtetit, ministri i Jashtëm dhe të tjerët që heshtin ndaj asaj që kanë bërë ata njerëz para 20 viteve”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …