Në vitin 2017 Kosova u përball me dy palë zgjedhje e rezultati ishte i habitshëm. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme partitë morën rezultat të habitshëm që as vet nuk e kishin pritur, e në zgjedhjet lokale pati fitues me rezultat të ngushtë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë për lajmi.net, e konsideron vitin 2017 si vit të sekusesshëm për partinë e tij. “Ne si nismë për Kosovë, këtë vit që po e lëmë prapa e shohim si një vit të suksesshëm për partinë Nisma edhe në planin institucional e shohim si një vit të suksesshëm. Kur po e flas këtë po e them nga mocioni që ka ngritur Nisma për Kosovën, e deri të proceset zgjedhore në zgjedhjet e përgjithshme dhe në zgjedhjet lokale, suksesi në këto zgjedhje tregon se Nisma për Kosovës e përmbyll vitin 2017 si vit të suksesshëm”, tha ai.
Limaj arritur të madhe të Nismës e konsideron edhe futjen në Kuvend dhe Qeveri, por edhe shtrirjen që e ka pasur në gjithë Kosovën. “Futja në parlament e Qeveri, në zgjedhjet lokale kemi arritur të jemi në çdo këndë të Kosovës, dhe partia Nisma për Kosovën është shtri si parti nacionale në çdo cep të Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.