Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tashmë Kurti duhet të kërkojë falje votuesve të tij që i ka zhgënjyer pasi po shkon në bisedime pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe të sillet si burrështetas në Bruksel. I pyetur në lidhje me shkëmbimin e territoreve, Limaj, ka thënë se kjo temë është shmangur por duhet të jemi të kujdesshëm pasi mund të na kthehen skenarë të rrezikshëm. Ai ka komentuar edhe kërkesën e ish gjyqtarit të EULEX-it Malcolm Simmons për të raportuar në Kuvendin e Kosovës. “Bashkimi Evropian dhe diplomatët që janë këtu kanë një kërkesë për transparencë. Nëse ai thotë se ka diçka serioze, ne duhet ta dëgjojmë sepse është interes i Kosovës, në emër të transparencës dhe demokracisë. Duhet t’i jepet mundësia atij personaliteti të dëgjohet”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …