Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, duke thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë. “Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’u del ashtu siç mendojnë disa për neve”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse ai nuk ndjehet i sfiduar, nuk i hyn fare garës. “Nëse s’ka sfidë, mua nuk më kënaq”. Ai tha se po përdorën metoda të ulëta për ta prishur votën e Nismës. Limaj theksoi se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, por Nisma si parti nuk është në atë pozitë. Sipas tij, ata që flasin për votat e Nismës dhe pragun zgjedhor, nuk e kanë idenë as ku janë ato zona për të cilat po flet ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …