Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë së shuarjes së këtij subjekti pas mos kalimit të pragut në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, përkundrazi ka thënë se Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar. “Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar jashtë Kuvendit. Përkundrazi, unë mendoj se Nisma ka ruajtur mjaft mirë votat në këtë situatë të pazakontë”, ka thënë Limaj Në anën tjetër, ai ka thënë se në zgjedhjet e tjera Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …