Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një konferencë për media tha se subjekti që ai e drejton tashmë është një parti nacionale dhe se do të jetë e përfaqësuar në shumicën dërmuese në asambletë komunale. Nisma është rritur brenda 20 për qind, ndërsa 6 për qind në nivel nacional. Ajo është në mesin e dy partive politike që ka shënuar rritje në këto zgjedhje lokale dhe unë besoj që ky trend dhe kjo frymë do të vij duke u zgjeruar. Nëse shohim rezultatin brenda Nismës ne kemi rritje brenda 20 për qind, ndërsa në nivel nacional karshi të tjerëve, Nisma për Kosovën është duke shkuar 6 për qind drejt votës nacionale si votë politike dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Nismën. Siç e dini kemi shënuar një fitore të thellë të rikonfirmuar për të disatën herë ne Malishevë edhe si parti edhe me kandidatin tonë”, tha Limaj një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …