Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur fushatën në Drenoc të Malishevës, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të fuqishme. Në këtë aktivitet, Limaj shoqërohej nga kandidatja për deputete Arbreshë Krasniqi, ku të dy theksuan vendosmërinë e tyre për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur. “Veç vepra duhen për zhvillim ekonomik, siguri dhe garanci,” deklaroi Limaj, duke theksuar vizionin e partisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Me sloganin ˹AAKNISMA137˺ dhe angazhimin për zhvillim ekonomik, siguri dhe mirëqenie sociale, NISMA kërkon të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …