Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhje me anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike, konkretisht për koalicionin parazgjedhor, që sot është nënshkruar me AKR-në. Gjatë këtij takimi me strukturat drejtuese të partisë, lidhur me koalicionin Nisma-AKR, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, kryetari Limaj, theksoi se tashmë janë gati të shkojnë në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme. Limaj ka thënë se ky koalicion është një lajm i mirë për vendin, për politikën në vend, dhe kjo, sipas tij tregon se me këtë vendim, do të ndërtohet një bosht politik. Kryesia dhe drejtuesit e degëve të Nismës Socialdemokrate, i dhanë mbështetje të plotë koalicionit parazgjedhor Nisma-AKR, dhe shprehen besimin e tyre në suksesin e kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, njëherit liderit të Nismës, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …