Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se prioritet kryesore të kësaj partie do të jenë investimet në bujqësi. “Të nderuar qytetarë të Kosovës, Nisma Socialdemokrate do t’i ketë një nga prioritetet kryesore investimet në bujqësi. Fuqizimi i bujqve tanë nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe siguri më të madhe të produkteve që konsumojmë. Në këto dy vite qeverisjeje jemi munduar maksimalisht që t’i mbështesim prodhuesit vendorë, bizneset e vogla dhe të mesme, por kemi qenë të pakënaqur me politikat në bujqësi, për ç’gjë kam shprehur hapur pakënaqësinë time”, ka shkruar Limaj. Ai ka bërë me dije se Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e saj është duke hartuar programin qeverisës ku një nga prioritetet kryesore do të jetë fuqizimi i bujqve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …