Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se gabimet e dialogut të nisur në vitin 2011 nuk guxojnë të përseriten. Kreu i Nismës thotë se në ato bisedime wshtw hapur pakoja e Ahtisarit pa nevojë. Kosova, sipas tij, ka bërë një kompromis të madh me pakon e Ahtisarit dhe se krejt ai kompromis është bërë për njohjen e Kosovës, pra pavarësinë. Limaj thekson se dialogut me Serbinë duhet t’i paraprijë një agjende e qartë dhe dialog që përfundon me njohje reciproke. Tutje, ai ka potencon se në Kosovë ende po shpërblehen me votë veprimet destruktive dhe sot zërat racionale e veprimet racionale ende nuk vlerësohen. Sipas tij nuk ka mundësi me u përmbyll dialogu pa një konsensus të forcave politike. Kreu i Nismës thotë së shumë padrejtësi po i bëhën vendit, për shkak të gjendjes se polarizuar brenda nesh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …