Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se çfarë u diskutua në këtë takim mes liderëve të partive politike. Derisa ka folur para mediave, ai nuk ka treguar edhe nëse do e jap votën për formimin e Qeverisë Kurti. Tani e tutje sipas Limajt pritet nga Bashkimi Evropian që të bëjë hapin, në të kundërtën do të zbehet besimi. Në këtë takim, kreu i Nismës tha se diskutuan edhe për dialogun. Sipas tij, nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë e për këto ka kërkuar edhe pozicion të qartë nga Bashkimi Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …