Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur në lidhje me opozitën në Kuvend, përballë kryeministrit Albin Kurti, konsideron se ajo ka rënë në kurthin e Kurtit. Mendoj se opozita ka vëzhguar e përgjumur veprimet e kësaj qeverie. Fatkeqësisht, opozita është futur në kurthin e zotit Kurti, tash e tri vite opozita nuk ka arritur me pas një temë të saj. Tash e tri vite opozita parlamentare i ndjek temat e zoti Kurti, vrapon pas temave të tij në vend që të ndërtojë një kauzë, të hapë tema që janë të rëndësishme dhe me interes për vendin, ajo mjaftohet me reagime me fjalime të shkurtra në parlament, me disa statuse në rrjetet sociale dhe kaq përfundon. Dhe fatkeqësisht, jo rastësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, ndihen të pa përfaqësuar, iu mungon zëri i tyre për t’u ngritur në Kuvend dhe jashtë tij, për t’i paraqitur shqetësimet e tyre ka thënë, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …