Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se mungesa e një marrëveshjeje politike është arsyeja kryesore për këtë dështim. “S’kemi marrëveshje me askënd. Siç e dini, këto punë bëhen me marrëveshje,” tha Limaj. Ky reagim vjen pas katër tentimeve të pasuksesshme nga VV për të emëruar Haxhiun në këtë post.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, Arbër Rexhaj të kujtojë mbështetjen tonë në Prizren

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se grupi i saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do …