leoni

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas fitores në Malishevë ka deklaruar se Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë së tij në nivel vendi. Ai i ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale, dhe rezultatet e tyre. Limaj ka thënë me këtë rast se suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë që tregon se  së  shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore të vendit thuhet në kumtesë. Nisma në zgjedhjet lokale ka fituar bastionin e vetë, komunën e Malishevës me kandidatin, Ekrem Kastrati, i cili në balotazh ka munduar kandidatin e PDK-së Isni Kilaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …