Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Përfaqësuesit e Nismës në Kuvend do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare”, ka thënë Fatmir Limaj, në Komoran të Drenasit.  Ai ka shkruar se bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl Krasniqin, takuam bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetësit tanë socialdemokrat, në Komoran të Drenasit. Bashkëbiseduam për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit tonë  për mbrojtjen e vlerave kombëtare, krah të cilit janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës. Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …