Limaj

Fatmir Limaj: Prokuroria duhet ta hetojë, Mimoza Kusarin, se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të Amerikës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për audio-incizimet në të cilat është përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ku dëgjohet teksa flet me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Ai ka thënë se duhet prokuroria e shteti të veprojë për ta pyetur Kusari-Lilën se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të Amerikës. Pasi derisa një gjë e tillë nuk sqarohet ekziston rreziku që shteti i Kosovës të jetë nën kërcënimin e shantazhit nga Serbia. Duhet të marrim që shteti të mos shantazhohet nga BIA. Askush në Kosovë s’e di çfarë është folur. Përveç që kemi dëgjuar që është folur me atë person. E dëgjuam që tha edhe nëse dalin këto në publik të thyhet qafa ty. Së pari duhet të marrë përgjegjësi ajo zonja që e ka bërë”, ka thënë Limaj. I pyetur për deklarimin mbështetës të Kurtit për Kusari-Lilën, Limaj ka thënë se nëse e mbështet atëherë Kurti ka qenë i informuar për ato biseda të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …