Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar për mediet se çështja e Asociacionit nuk është futur në rendin e ditës në bisedime, pasi nuk ka ardhur ende pajtimi për njohje. Kosova e ka lëshuar këtë pozicion dhe ky është një gabim fatal. Miroslav Lajçakun si ndërmjetësues në tavolinën e bisedimeve, e kemi pasur edhe ne, por nuk jemi pajtuar për gjithçka. Prandaj Asociacioni nuk ishte futur në rendin e ditës, sepse ende nuk kishte ardhur pajtimi për njohjen. Dhe tri vjetët e fundit, Kosova e ka lëshuar këtë pozicion, ky është gabim i madh, fatal, sepse fatkeqësisht këta të Vetëvendosjes menduan se çdo punë duhet ta nisnin vetë, nga e para. Limaj saktësoi se qeveria kur ka ardhur në pushtet ka thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë, ndërsa tani po merret vetëm me të. Qe tri vjet Kosova veç me dialog merret, dhe jo se është kthyer në prioritet të parë, por ky është edhe i vetmi”, ka saktësuar Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …