Fatmir Limaj: Qeveria po i injoron fuqitë më të mëdha perëndimore që kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në një intervistë për ABC news tha se vendimet e Qeverisë- Kurti e kane çuar Kosovën në përplasje me aleatët. Me veprimet e tij të njëanshme e të papërgjegjshme  ka shkelur vijat e kuqe me aleatet më të ngushtë, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ai  po injoron fuqitë më të mëdha perëndimore që kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së vendit. Limaj u shpreh se aktualisht vendi është futur në një eksperiment të rrezikshëm. Albin Kurti  ka qenë gjithmonë kundër të krijimit të një shteti të Pavarur dhe  në shumë raste ka pasur sjellje  anarkiste.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …