Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha sot se qytetarët e Drenasit kanë votuar për ndryshim. Limaj, i cili në një konferencë për media doli bashkë me kandidatin për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj falënderuan të gjithë votuesit që kanë votuar partinë e tyre në këtë komunë. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën dje kandidati i Nismës ka fituar mbi 5 mijë vota dhe ka shkuar në balotazh me kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovci. Sa i përket koalicioneve dhe bashkëpunimeve për raundin e dytë, Limaj tha se publiku do të njoftohet së shpejti ndërsa theksoi se AAK-ja i ka mbështetur në procesin zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …