Roli dhe rëndësia e Radios Kosova e Lirë është vlerësuar lartë nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 22 vjetorin e themelimit të këtij mediumi. “22 vite më parë, në janarin e ftohtë të vitit 1999, nisën punën Radio “Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress”. Radio “Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress” me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij. Mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që në kushte aspak të lehta bënë të mundur të transmetojnë atë që po ndodhte ato ditë të vështira në Kosovë”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …