Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar popullin amerikan për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë. Ai ka thënë se shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shtetet dhe kombet, janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombi amerikan, që ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet më civilizuese, si mbrojtësit e promovuesit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe udhërrëfyes për të gjithë popujt dhe botën liridashëse. “Qytetarët tanë i janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën në të gjithë etapat. Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-te dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në faqen zyrtare të kësaj partie në ‘Facebook’.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …