Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, u deklarua i gatshëm të marrë pjesë në dialogun me Serbinë. Ai ka ftuar edhe të gjitha partitë tjera politike për të marrë pjesë në këtë dialog, ndërsa ka thënë se nuk besojnë në dialog me individ dhe se nuk pranojnë dialog që nuk ka marrë miratimin e Kuvendit. “Dialogu, në qendër të çdo rezultati është për të arritur objektivat dhe interesat e qytetarëve, duke mbrojtur interesat e vendit tonë. Nisma është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj edhe në dialogun me Serbinë që do të qonte në krijimin e një marrëveshje finale me shtetin serb. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë. Duhet gjithëpërfshirës, ftojmë të gjitha partitë politike që të mos i ikin kësaj përgjegjësie, ta ndërtojmë një konsensus dhe bashkë të marrim pjesë në këtë dialog. Ne nuk besojmë në dialog me individ, nuk pranojnë dialog që nuk është miratuar në kuvend. Koha e fundit është që të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …