Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës deri në fund të këtij viti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, deklaron zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga qeveria kosovare koordinator për organizimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës. Në një intervistë për Kosovapress, zëvendës-kryeministri Limaj theksoi se “një thellim i bashkëpunimit me shtetin shqiptar është në interes të Republikës së Kosovës”. Sipas tij, qeveria e Kosovës vlerëson se ka hapësirë dhe mundësi të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha me qeverinë shqiptare. “Vështirësitë që janë hasur në zbatimin e marrëveshjeve duhet të zgjidhen”, nënvizoi Limaj duke shtuar se vetë emërimi i tij si koordinator për për organizimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, tregon se qeveria e Kosovës po i kushton prioritet të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …