Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po rrënohet edhe Shteti i Kosovës. Sfidat që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”. “Shteti dita-ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vjet. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që ka elemente diktatoriale”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …