Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Fatmir Limaj: Si asnjëherë më parë kauza e Nismës po mobilizon votues edhe përtej parashikimeve

Fatmir Limaj është shprehur i bindur se partia që drejton ai, Nisma Socialdemokrate, do të jetë padyshim pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në një paraqitje televizive, Limaj ka theksuar se si asnjëherë më parë kauza e tyre po mobilizon votues edhe përtej parashikimeve të tyre. “Do ta shihni me 14 shkurt a e kalojmë pragun. Ka tendencë në Prishtinë që sa më pak zë çlirimtar të ketë në Kuvendin e Kosovës. S’mund t’i mashtrosh qytetatët e Kosovës dhe ka reagim të qytetarëve të cilët e duan zërin tonë në parlamentin e Kosovës. Zëri jonë është siguri në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj. Sipas tij, përtej 121-shit (numrit zgjedhor të Nismës), janë më mijëra ushtarë dhe bashkëluftetarë që e kanë vërejtur tendencën që të ndalet zëri i çlirimtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …