Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. “Kosova sot shënon Ditën e Personave të Pagjetur. Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët. Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …