leoni

Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje nga elektorati për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Fatmir Limaj thotë se as qeveria e ardhshme nuk duhet ta largojë taksen për sa kohë që nuk pushojnë arsyet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se as qeveria e ardhshme nuk duhet ta largojë taksen për sa kohë që nuk pushojnë arsyet. Madje, Limaj ka thënë se Nisma nëse është pjesë e qeverisë së ardhshme do të insistojë që të përdoret masa e reciprocitetit me vendet fqinje. “Unë e di që pozicioni i Kosovës nuk do të ishte ky që është, sepse është instrument legjitim. Ne do të kërkojmë reciprocitet me fqinjët tanë”, ka shtuar Limaj. Ai ka shtuar se ky vend duhet të ketë një lloj të reciprocitetit të ndërsjellët. Duke folur për objektivat e Nismës në zgjedhjet e parakohshme, Limaj ka thënë se synojnë mbi 10 deputetë dhe këto objektiva, thotë ai se nuk janë arrogante, por janë objektiva reale. Më tutje, ai ka thënë se nuk do të pranonte të bënte koalicion me PDK-në edhe nëse atij ia ofrojnë postin e kryeministrit. “Nëse me do populli për kryeministër, ata e dinë partinë tem, por nuk bëhem kryeministër me kombinacione”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …