Kryetari i NISMA-s dhe njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka theksuar se partia e tij ka merita të mëdha që për zgjedhjet e tetorit është duke u zhvilluar një garë interesante dhe e barabartë. “Në të kaluarën partitë i kanë shpalosur objektivat, tani është një mundësi reale edhe për qytetarët sepse kandidatët për kryeministër drejtpërdrejt po ballafaqohen me qytetarët dhe po e sqarojnë atë çfarë janë objektivat e tyre”, ka thënë Limaj. Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj thotë se ai e di çka e pret vendin dhe qeverinë e Kosovës pas formimit të saj. Ai thekson se si parti e kanë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Limaj ka thënë se gabimi më i madh ka qenë hyrja në bisedimet teknike në Bruksel. Por tash sipas tij jemi para këtij realiteti dhe ato bisedime teknike kanë prodhuar dokumente, disa prej të cilave janë obligime ndërkombëtare si shtet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …