Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa e ka arritur qëllimin e vet si vendim politik. Ai ka thënë se kushti i kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës që rezulton me njohje nga Serbia, ky i fundit ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës. “Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh”, ka thënë ai. “Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …