Duke folur lidhur me Gjykatën Speciale, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se kthimi i kësaj çështjeje në skenën politike ka qenë i çuditshëm. Në mbledhjen e Këshillit të Nismës, Limaj ka thënë se shfuqizimi i Speciales është edhe më i dëmshëm se themelimi i saj. Ai në fund ka theksuar se si parti nuk do të cenojnë interesin e shtetit për fate individuale. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Ne nuk mund t’i themi jo drejtësisë. Ne kemi thënë Po nevojës së pastrimit të atyre dyshimeve. E dini se me çfarë presioni janë ballafaquar deputetët. Ne kemi thanë gjykatë joetnike. Ne kemi thënë duam drejtësi që vepron në bazë të provave. Askush s’na kanë dëgjuar. Kthimi i kësaj teme ka qenë i çuditshëm nga ata që kanë votuar. Ne e votojmë ndryshimin e kësaj gjykate. Iniciativa duhet të ketë adresë dhe mbështetje. Siç ka qenë më 2015, shumë ma shumë është e dëmshme shfuqizimi i saj. Nisma as nuk mundet me ndal dhe as ta shfuqizojë atë. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …