Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini në 103-vjetorin e vrasjes së tij. Ai ka vlerësuar lart kontributin e Isa Boletinit në luftën e tij kundër pushtimit të tokave shqiptare si dhe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Limaj thotë se në rrethana shumë të vështira, Isa Boletini udhëhoqi lëvizjen kombëtare për lirinë e vendit. “Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë. Kosova dhe Shqipëria janë shtete të lira dhe të pavarura për të cilat ai nuk kurseu asgjë”, ka shkruar ndër të tjera ai. Kryetari i Nismës thotë se me veprat e tij, Isa Boletini, u bë motiv për brezat e mëpastajshëm. “I paharrueshëm qoftë kujtimi për viganin tonë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Isa Boletinit”, ka shkruar Limaj!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …