Fatmir Limaj thotë se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e zgjedhjeve të 6 tetorit

Fatmir Limaj thotë se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e zgjedhjeve të 6 tetorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka mbajtur takime me strukturat partiake në Shtime dhe Lipjan. Limaj ka thënë se mbështetja për projektin Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë. Ai ka kërkuar angazhim maksimal në përkrahje të projektit Bashkë për Shtetin. “Shtimja në kohë është rreshtuar në mbështetje të Nismës dhe pres që fitorja jonë e madhe ta mbajë vulën edhe të këtij qyteti. Lipjani tani ka një milion arsye këtë radhë të jetë krenar dhe të dalë e të votojë”, ka thënë Limaj. Ai ka shtuar se: “Nga ajo që po shoh në tubimet tona në terren, vetëm sa po forcohet bindja se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e këtyre zgjedhjeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …