Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e gatshme për të lidhur koalicion me PDK-në

Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e gatshme për të lidhur koalicion me PDK-në

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur edhe për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me ndonjërin nga subjektet politike. Ai ka thënë se kjo varet nga çasja që do ta kenë partitë dhe nëse ato përputhen me konceptet e tyre politike për shtetin. “Duhet të bashkohemi të gjithë në këtë formë, jo të ketë rezerva. Pra bëhet fjalë për themelet e shtetit që duhet të jetë në radhë të parë, identitetin shtetëror, zhvillimin ekonomik, etj. Në këtë drejtim jemi të hapur të bashkëpunojmë më të gjithë ata që janë të interesuar për këtë”, ka thënë Limaj. Sipas tij, ata janë të gatshëm të bisedojnë për koalicion parazgjedhor edhe me PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …