Fatmir Limaj thotë se për rezultatet e mira që ka pasur Kosova kontribuese është edhe Nisma Socialdemokrate

Fatmir Limaj thotë se për rezultatet e mira që ka pasur Kosova kontribuese është edhe Nisma Socialdemokrate

“Rezultatet e mira të vendit kanë pasur kontributin e Nisma Socialdemokrate”, kështu ka deklaruar të enjten në pesëvjetorin e këtij subjekti politik, lideri i saj Fatmir Limaj. Ai ka thënë se partia që drejton ka kaluar nëpër rrugë të vështira por që rezultati për këto pesë vjet ka qenë i jashtëzakonshëm. Limaj ka thënë se fryma socialdemokrate është shpërndarë anekënd vendit. “Fryma socialdemokrate sot është e shpërndarë anembanë Kosovës. Duke ditur që vendi ynë do ballafaqohet me situata të ndryshme ishte e nevojshme të sjellim njerëz që mendojnë me mendjen e tyre, me gjakftohtësi”, është shprehur ai. Limaj i cili mban postin e zëvendëskryeministri të Kosovës ka thënë se grupi parlamentar i Nismës Socialdemokrate është ndër grupet më të disiplinuara dhe më të rregullta në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate edhe komunave do t’u jep shpresë me plotë djem e vajza të reja të cilët lënë gjurmë të jashtëzakonshme dhe japin shpresë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …