leoni

Masakra e Dubravës

Fatmir Limaj: U bënë 21 vjet qyshkur kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze në Burgun e Dubravës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës. Para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Ai ka bërë me dije se në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai i tij, Demiri, shumë miq e bashkëpunëtorë të tij. Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …