Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet me strukturat e Nismës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai pasditen e së hënës ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të rinisë së partisë të cilën ai e drejton. Në këtë takim, kreu i Nismës ka kërkuar angazhim dhe mobilizim për zgjedhjet që po vijnë në mënyrë që të ndalin një të keqe të madhe që, sipas tij, po i kanoset Kosovës. Vendi, sipas tij, më së shumti ka nevojë për një rini aktive, e cila sakrifikon kohë e energji për të bërë diçka për vendin. Ai ka thënë se prioritet e ka mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse ai thotë se këto vlera po rrezikohen. “UÇK dhe dëshmorët e këtij kombi janë themeli i vendit dhe ne jemi në mbrojtje të këtyre vlerave”, ka theksuar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …