Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti. Ai e ka vlerësuar Hotin si ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. “Sot bëhen 20 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime. Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi. Institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, por do të kërkojmë hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …