Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se një dekadë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e legjitimoi pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Kreu i Nismës shkruan se vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 rrumbullaksoi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, duke vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …