Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ishte i pranishëm sot në përurimin e kompleksit “Kodra e UÇK-së”, në fshatin Ngucat të Malishevës. “Ndërsa, sot, simbolika e kësaj kodre është po aq sa në atë kohë, kur në Prekaz krisi pushka, ku në atë moment Serbia e kishte ngritur në këmbë gjithë Kosovën, më ç’rast Ushtria Çlirimtare e Kosovës jehoi kudo, madje edhe në këtë kodër, në të gjitha fushat e malet e Berishës, tha Limaj. Gjithashtu ai theksoi se, është moment i veçantë, fakti se përurimi i këtij kompleksi, po bëhet, pikërisht në ditën e dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova. “Vendosja e monumenteve në vargmalet e Berishës, ka për objektivë të ketë në kujtesë ato ditë heroike, të nderit, sakrificës e lavdisë së kësaj zone, të këtyre njerëzve, atyre burrave e grave që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës dhe atyre që sot janë gjallë”, tha Limaj. Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë veteranët, iniciatorët e fshatit Ngucat dhe për shumë burra e gra të cilët kanë kontribuuar për të lartësuar këto shkronjat e arta e të shenjta UÇK.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …