Limaj

Fatmir Limaj: Vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon

Lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj thotë se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri dhe nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon. “Mospranimi i Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për partneritet në luftimin e krimit dhe rrjeteve terroriste. Vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon, më shumë hapësirë e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë. Shpallja si fitore e Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol shpërfaq edhe njëherë qartë së udhëheqja shtetërore serbe as nuk ka qenë dhe as nuk është për paqe, stabilitet, normalizim e bashkëpunim në rajon. Në fakt Vuçiqi i ka thënë qartë arsyet se pse ata i frikësohen anëtarësimit të Kosovës në Interpol sepse kjo do t’ia mundësonte Kosovës t’i ndiqte të dyshuarit që kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …