leoni

Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, do të dalë para gjykatës anti-korrupsion për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe ato të kryera në bashkëpunim

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Berisha gjatë kohës kur shpërtheu fabrika e municioneve në Gërdec, do të dalë para gjykatës anti-korrupsion për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues. SPAK e dorëzoi dosjen kundër ish-funksionarit duke kërkuar gjykimin e tij pasi dyshon se ish-ministri bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë duke nxjerrë akte nënligjore që dëmtuan shtetin në favor të kompanive SAC dhe Albademil, që të dyja të nënkontraktuara për demontimin e municioneve në Gërdec. Një urdhër me numër 550 i 2007-tës dhe një projekt relacion që ish funksionarët e konsiderojnë si domosdoshmëri urgjente demontimin , janë dy nga momentet ku përqendrohet SPAK. Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë është ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë. Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që ju mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli, SPAK deklaron se ka kryer verifikime mbi procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga ministria e mbrojtjes dhe Meico tek shoqëritë e huaja Evdin me seli në Qipro dhe ‘AEY ” me seli në Florida. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …