Fatmir Rashiti, do të ketë përkrahjen edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për balotazh më 19 nëntor në Shtime

Fatmir Rashiti, do të ketë përkrahjen edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për balotazh më 19 nëntor në Shtime

Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti, do të ketë përkrahjen edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për balotazh më 19 nëntor në këtë komunë pas një marrëveshjeje politike të arritur mes tij dhe LV-së. “Me këtë marrëveshje të nënshkruar për koalicion me kandidatin për kryetar z. Fatmir Rashiti dhe LV-së, është rikonfirmuar ndryshimi që tashmë është duke ndodhur, për Shtimen ndryshe, për zhvillim ekonomik, për cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të komunës së Shtimes në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Marrëveshje politike për ta mbështetur z. Rashiti në balotazh është realizuar ditë më parë edhe me Degën e LDK-së, ndërsa gjatë raundit të parë dhe në balotazh po ashtu janë duke e përkrahur partnerët e koalicionit: AAK, Nisma, AKR, LB dhe PD”, thuhet në  sektorin për informim të kandidatit të pavarur, Fatmir Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …