Mos radhitja e LDK-së si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të përcillet me përgjegjësi konkrete. Nuk duhet të shkohet në vazhdimësi duke humbur zgjedhjet dhe mos të ketë reflektim karshi tyre. Zgjedhjet kanë qene të rregullta me një ecje pak më pozitive se proceset e hershme, ka thënë për KosovaPress, ish-kryetari i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Ai thotë se duhet bërë një analizë e mirëfilltë nga LDK-ja, për të shikuar premtimet që janë bërë dhe realizimin e tyre. Ai thotë se LDK është e hapur për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili sipas tij, duhet të formohet mbi interesin e Kosovës dhe qytetarëve. Në lidhje me procesin zgjedhor të këtij viti, Sejdiu thotë se ka qenë më korrekt se herët të tjera. Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet e para, e pasuar nga LDK. Ndërkaq, kjo e fundit prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004, nuk ka mundur të fitoi asnjë proces zgjedhor./KP/
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …